FOTOT/ Shtatzënë për herë të dytë? Tuna rikthehet në skenë, por sytë na mbetën tek barku i saj. Ja fotot që ngritën dyshimet
Këngëtarja Tuna Sejdiu gjithmonë është përfolur për format trupore pothuajse perfekte.
Edhe pas lindjes së djalit të parë, Tianit, ajo arriti të kthehej sërish në formë.
Megjithatë, prej kohësh, nuk e kemi parë më këngëtaren të sjellë një projekt të ri muzikor, apo edhe të marrë pjesë në koncerte.
Sipas “Prive”, prej disa muajsh, ajo ka qëndruar në Amerikë bashkë me Tianin, ku sipas saj, udhëtimi ishte bërë për arsye pune.
Tuna është rikthyer në Maqedoni për të performuar për publikun, pasi u ngjit në skenën e “The Park Festival”, në Gostivar, duke hapur natën e parë. Bashkë me të ishte edh partneri i saj, Patris Berisha, i cili luante në instrument.
Teksa interpretoi shumë prej hiteve të saj, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte barku i rrumbullakosur i këngëtares, i cili ngriti dyshimet për një shtatzëni të dytë.
Pamjet nga koncerti, i mbajtur më 3 shtator, e tregojnë barkun e këngëtares më të fryrë se zakonisht apo nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Tuna ende nuk ka bërë një koment, dhe nuk dihet nëse është vertet në pritje të ëmbël apo thjesht ka shtuar disa kilogramë gjatë izolimit nga Covid-19.