Fotot ekskluzive; Ja vendi sekret ku Viola Spiro kalonte fundjavat me të dashurin pasanik

Viola-Spiro-2

Për gjashtë muaj Viola Spiro i fshehu fytyrën, duke postuar vetëm foto me shpinë të të dashurit të saj, Valentin Selaj. Revista “Story” publikoi për herë të pare pranverën e vitit të kaluar (2016), fotot e Violës me të dashurin, të shkrepura gjatë një fundjave në ambientet e jashmte të “Trëndafili mistik” tek Diella në Lezhë. Ishte pikërisht periudha kur prezantuesja e emisioneve sportive pas spektaklit ”Dance with me” vendosi të distancohej për një periudhë nga ekrani, duke iu përkushtuar totalisht kësaj lidhjeje. Viola Spiro u shpreh në atë kohë se ndihej e lumtur në lidhjen e re, por nuk kishte dëshirë që ta bënte publik emrin dhe portretin e partnerit, përderisa sipas saj nuk ishte ndonjë personazh i njohur. Mediat nisur nga kjo lojë e saj duke fshehur të dashurin, e komentuan si një sport të moderatores sportive, duke luajtur kështu me kuriozitetin e ndjekësve. Gjithmonë me të, por gjithmonë gjente një mënyrë për t’i mbuluar fytyrën, pasi në të gjitha fotot Viola kujdesej që të mos e publikonte të plotë pamjen e tij. Por pikërisht vitin e kaluar, kur Viola i përkushtohej kësaj lidhjeje me kohë të plotë, revista “Story” botoi në kopertinë për herë të parë të dashurin e saj me fytyrë. Fotot e shkrepura në mesditë zbuluan dhe vendin sekret, ku Viola kalonte fundjavat me të dashurin. Ish-velina, të cilën në ekran e pamë gjatë spektaklit ”Dance with me” në atë periudhë iu përkushtua totalisht kësaj lidhjeje. Ishte pikërisht media italiane që komentoi Viola Spiron në faqet e saj, pas arrestimit të Valentin Selaj, i cilësuar si “Bosi i drogës”. Selaj ishte një prej shtatë të ndaluarve shqiptarë me banim në Amsterdam dhe Roterdam, të këtij operacioni. Mediat italiane kanë shkruar ndër të tjera edhe për raportin e ish-velinës me kreun e bandës në fjalë, si dhe jetën e saj përrallore të reklamuar në rrjetin social Instagram.