Fotot e “Story-t” u bënë virale në rrjet, Marsela Çibukaj zbulon pse Vitmari i mbante krahun dhe çantën atë ditë
Marsela Çibukaj po përflitet këto kohë në media se është në pritje të ëmbël.
E ftuar në programin “Ditë pas dite”, këngëtarja e njohur ka folur për thashethemet që qarkullojnë në media. Por shkak që mediat e tjera të hamendësonin për një shtatzëni të mundshme u bënë pikërisht disa foto paparazzi ekskluzive të publikuara nga revista “Story”, mbi dy muaj më parë. Në shkrimin e “Story”, nuk u fol në asnjë momennt për shtatzëni, duke e lënë të vërtetën në gojën e vetë Marselës.
Por fotot e “Story”, ku shihej Vitmari tek i mbante jo vetëm krahun por edhe çantën Marselës, u bënë virale dhe pushtuan rrjetin, duke u dhënë tjetër konotacion fotove. E në lidhje me këto foto të “Story”, Marsela tregoi se ç’ndodhi atë ditë.
“Në fakt ishim ulur në një kafene një ditë dhe unë kam vesin që çanta dhe pse e vogël e ngarkoj me 500 gjëra brenda, dhe Vitmari më tha hajt se po ta mbaj unë. Po ku qëlloi atë ditë një paparac që na kishte bërë foto. Ne qeshim në shtëpi sepse nuk është e mundur që nga ky detaj kaq i vogël të bëhet një histori, paskemi qenë telenovelista”, ka thënë Marsela Çibukaj.