FOTOT E PAPARACIT/ Ç’po ndodh me Marsela Çibukajn?! Vitmar Basha me njërën dorë e i mban krahun, me tjetrën çantën

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë në një lidhje prej disa vitesh, duke e dëshmuar ditë pas dite se sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Çifti i këngëtarëve shihen gjithmonë bashkë, si në jetën e përditshme ashtu në evente, apo duke festuar për ngjarje të rëndësishme të jetës. Paparacii i revistës “Story” i ka fotografuar të dy në Tiranë, një ditë të zakonshme, ashtu siç shfaqen në përditshmëri larg shkëlqimit të veshjeve apo dritave të skenës.

Sigurisht duken mjaft elegantë dhe në formë, por ajo që bën përshtypje është sjellja prej xhentëllmeni e Vitmarit me partneren e tij. Ai shihet tek mban me një dorë biçikletën, e me tjetrën mban për krahu jo vetëm Marselën, por edhe çantën e saj. Është kjo një panoramë e jetës jashtë kamerave që tregon përkujdesjen e tepruar të Vitmarit ndaj Marselës, apo Marsela është ndjerë pak pa qejf ato momente?! Këtë presim të na e sqarojmë vetë çifti, ndërkohë që ne po sjellim gjithë fotot e asaj dite të shkrepura nga paparaci ynë!

Historinë e tyre të dashurinë ata e kanë rrëfyer edhe në ekran. “Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti. Vitmari kapet te thelbi, unë te detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet që ne kemi që në vegjëli. Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, ka treguar Marsela Çibukaj. Nga ana e tij, Vitmari tregoi se ai është rregulli, ndërsa Marsela kaosi që krijon gjëra të bukura: “Mund të themi që Marsela është kaosi, unë jam rregulli, e çuditshmja. Marsela është kreativiteti, e cila me dy nota arrin të krijojë këngë. Kaosi që e karakterizon bën që të krijojë gjëra shumë të bukura”.

Vitmari me Marselën kanë qenë miq të mirë, por më vonë zbuluan se miqësia e tyre ishte edhe më e fortë. Vitmari ishte i pari që e bëri publike lidhjen e tyre, në momentin që publikoi albumin e tij me titull “9”, i cili i dedikohej dashurisë së tij, Marselës. “Unë dukem sikur jam i ndrojtur, si ai që nuk flet, që nuk vepron, por në të vërtetë jam unë ai që mbrapa kuintave… Shkuam pimë një kafe, pastaj filluan mesazhet. Unë shkoja e shikoja kur Marsela luante live, ajo vinte kur unë isha live”.

Marsela tregoi edhe një moment që ata e ruajnë me mjaft kujdes, si një nga kujtimet më të bukura të lidhjes së tyre, vallëzimin nën shi. “Ishte vonë, binte shi, po ktheheshim për në shtëpi, Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim. Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton brenda në makinë të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi dhe aty ndodhi dhe puthja e magjishme. Ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”.

Hamendësimet se mes çiftit kishte diçka më shumë se miqësi qarkulluan me kohë në rrethin e artistëve, por rrëfimi i Vitmarit se i kishte bashkuar muzika dhe se Marsela kishte qenë muza e tij për albumin e ri, të titulluar ‘9’, i vuri vulën kësaj historie dashurie. E Marsela Çibukaj nuk ka vetëm fat në dashuri por edhe në karrierë. Ajo u shpall fituesja e edicionit të fundit të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën “I paftuar”./www.story.al