
FOTOLAJM/ Talenti i Partizanit “thumbon” rivalin e Tiranës: Mendjen, se po të ik kampionati
Dy talentët e futbollit kavajas, Tedi Cara dhe Jurgen Çelhaka, që kontribuojnë te Partizani dhe Tirana, kanë thumbuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sulmuesi i të kuqve, Tedi Cara, ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto, ku pas shënimit të golit me Luftëtarin është i fokusuar nga fotografi. Kjo ka bërë që mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka, ta thumbojë me këtë koment: “Mendjen te loja vëllai, jo te fotografi”.
20- vjeçari i të kuqve i është përgjigjur kavajasit bardheblu me një koment thumbues: “Jurgen Çelhaka lëri komentet vëllai, po mbaj mendjen te kampionati se po të ikën”.
PANORAMASPORT.AL