Fotoja që po “çmend” rrjetin, “The Simpsons” parashikon Kamala Harris fituese ndaj Donal Trump

Një tjetër parashikim që po “çmend” rrjetin është ai i serialit ‘The Simpsons’ për pretendenten e Shtëpisë së Bardhë Kamala Harris. Episodi i vitit 2000 ka treguar zv. Presidenten të veshur me të njëjtën veshje e ngjyra, me të cilën Kamala Harris u prezantua në vitin 2024 për përballjen me ish- Presidentin Donal Trump.

Pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara prej kritikave ndaj performancës së tij dhe njoftimin e zëvendësimit me zëvendësen Harris, ndjekësit e programit kanë vërejtur paralelizma të çuditshme me një episod ku Lisa Simpson bëhet presidentja e parë femër. Krahasimet arrinin në qindra në rrjetin X (dikur Twitter) teksa Biden njoftonte tërheqjen dhe njoftonte Harris si pasuese.

Claudia Jordan, aktore e serialit Real Housewives of Atlanta, shpërndante një foto të Harris e Simpson pranë njëra-tjetrës duke komentuar: “Jo më kot Simpsons e kishin parashikuar dhe këtë….”

Të tjerë komentues mbështesnin komentin: ”Simpsons godasin përsëri!”, shkruante një prej tyre, ashtu si dhe “E mbani mend kur Lisa u bë Presidente e SHBA në serialin Simpsons? Apo mos ishte gjë Kamala Harris?”, shkruante një tjetër, sipas rrjetit britanik Express.

living.al