Fotoja e saj duke qarë u bë virale në rrjet, Ronela Hajati zbulon arsyen!

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion, ka folur së fundmi për foton e publikuar pak ditë më parë, teksa u shfaq duke qarë. Ronela tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.

Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera si njeriu më i fortë. Edhe burrat më të fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, fizik dhe mendor, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes ‘futji një mendje të lehtë se do të rregullohen të gjitha’. Profesioni ynë është më i gjykuari, unë i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, sepse po nuk na pëlqyen njerëzit ndryshe ne nuk do të ekzistonim.

Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino më 10 Maj. Teksa i afrohemi datës 10 maj që do hapë spektaklin pikërisht me këngën e Ronelës, kanë nisur provat zyrtare ku ajo ishte gjithashtu e para. Fotot dhe videot e postuara të shtunën pasdite morën mjaft vëmendje dhe u pëlqyen tepër nga fansat të cilët janë mjaft të emocionuar për performancën e Ronelës.

Por, ajo që habiti ishte veprimi i Eurovision i cili fshiu nga faqja zyrtare foton e këngëtares gjatë performancës, pasi i ka konsideruar shumë “provokuese”. Këngëtari Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike në Instagram duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit.

Top Albania Radio