FOTO/ Thuhet se janë ndarë, por ja ku është parë Sara-Ledri së fundmi
“Krisja” në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajëve të fundit.
Edhe pse dy protagonistët në fjalë nuk kanë folur ndonjëherë drejtpërdrejtë për raportin e tyre, dyshime se ata janë përsëri bashkë ka patur përherë prej audiencës.
Një provë është rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sara Hoxhës, po ashtu dyshja ndiqen ende në rrjete sociale.
Një tjetër provë është prania e Poit dhe Sarës në “Alba Festival”, ku po ashtu Ledri ka qenë i pranishëm teksa ka performuar. Dhe kjo nuk është një rastësi për Sarën. Ajo ka qenë çdo vit në këtë festival me Ledrin, vetëm se këtë vit nuk kanë pozuar bashkë…
Ora News