FOTO/ Tension te PSG-ja, Mesi refuzon t’i japë dorën Poçetinos

Lionel Mesi ende nuk po arrin të tregojë potencialin e tij tek PSG-ja duke mos arritur të gjejë akoma rrugën e rrjetës. Megjithatë në sfidën ndaj Lionit, ylli argjentinas provoi gjithçka, por pa rezultat teksa arriti të godasë vetëm traversën.

Të gjithë u befasuan, kur në minutën e 76’ Poçetino vendosi të aktivizonte Hakimin në vend të ‘’pleshtit’’.

Por Mesi nuk e priti mirë zëvendësimin duke bërë disa mimika të çuditshme dhe gjithashtu refuzoi t’i shtrëngonte dorën trajnerit të tij. Pamjet janë bërë virale duke treguar situatën aspak të mirë që po kalon ylli argjentinas.

PANORAMASPORT.AL