FOTO/ Shakira harron Pikenë, këngëtarja nis pushimet në Spanjë së bashku me…
Shakira duket se po shijon lirinë që nga ndarja e saj me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pike.
Disa foto të fundit të këngëtares kolumbiane zbulojnë se ajo ka nisur pushimet dhe është parë duke bërë sërf.
Së bashku me fëmijët e saj Milan dhe Sasha, Shakira ndodhet në Cantabria, në veri të Spanjës, në plazhin Oyambre. Është një destinacion që ajo e njeh mirë, pasi ka qenë dhe më parë në një udhëtim familjar vitin e kaluar,së bashku me futbollistin.
Ndarja e papritur e çiftit ka bërë bujë në media dhe ka shkaktuar shumë thashetheme dhe shumë spekulime. Historitë e pretendimit për tradhti nga ana e Pikesë po dalin në dritë.
Pavarësisht se është shfaqur e lumtur në publik, Shakira , ka kaluar një periudhë goxha të vështirë, siç zbulohet nga miku i saj, këngëtari Carlos Vives .
“E pyeta dhe ajo u përgjigj duke thënë se ishte e trishtuar,” tha Vives . “Ajo duhet të jetë e trishtuar, edhe unë e kam kaluar këtë”.
Spekulimi i fundit për shkakun e ndarjes të Pique dhe Shakira u bë dhe problemet ekonomike. Është raportuar se çifti zakonisht nuk i përziejnë paratë e tyre dhe kështu kur Pique së fundmi i kërkoi Shakirës fonde për një investim, kjo shkaktoi probleme.