(FOTO) Rudina Magjistari ndan pak momente nga 5-vjetori i Mias: “Me ngjyrat e ylberit të të zbukurohet jeta!”
Kur vjen puna tek jeta private, Rudina Magjistari tregohet gjithmonë e rezervuar. Sidomos kur bëhet fjalë për Mian, Rudina sigurohet të mos zbulojë thuajse asgjë për sytë e publikut.
Megjithatë dita e djeshme e ka gjetur me festë familjen e moderatores, pasi vogëlushja Mia mbushi 5 vjeç. Një rast si ky ka bërë që Rudina të ‘thyejë’ rregullat, duke postuar kështu disa foto nga festa. Mia duke pikturuar – ka qenë ky një nga postimet e rralla të Rudinës në rrjet. “Gëzuar datëlindjen Mia, e vogla ime! Me gjithë ngjyrat e ylberit qoftë e zbukuruar jeta jote!”, ka shkruar moderatorja, ndërsa ka treguar dekorin e tortës: e bardhë, e thjeshtë, dekoruar me disa zemra plot ngjyra dhe me një “5” të madhe si ylber në mes.
Një tortë tipike fëminore, që duket se i përshtatet plotësisht shijeve të Mias. “News31” i uron vogëlushes GËZUAR DATËLINDJEN! /News31