FOTO/ “Pas darkës shkuan në dhomë”- Can Yaman dhe gazetarja sportive kapen sërish mat në hotel
Aktori turk Can Yaman dhe gazetarja italiane, Diletta Leotta nuk fshihen më.
Pak kohë pasi u zbulua lidhje e tyre, ata u fotografuan sërish së bashku në Romë, në një darkë romantike në një hotel shumë të famshëm në qendër të qytetit.
Në imazhet e publikuara nga revista “Chi”, çifti shihen duke biseduar me njëri-tjetrin të qetë, nën shoqërinë e një gote vere dhe ushqimi të mirë.
Në fund të darkës, “Chi” shkruan se të dy “u zhdukën së bashku në dhomë”.
Yaman dhe Leotta po përjetojnë një histori dashurie në distancë për shkak se aktori jeton në Turqi ndërsa gazetarja sportive në Milano, por që udhëton shpesh për të ndjekur ndeshjet e futbollit.
Burime pranë gazetares thonë se ata janë afër bashkëjetesës, provë që lidhja e tyre është serioze.
/Panoramaplus.al