FOTO PAPARAZZI/ ”Përputhje” mes Borës dhe Bobit pas “divorceve” që s’priteshin!

Pas “divorceve” që s’priteshin nga bashkëpunëtorët e ngushtë, ja ku kemi disa foto ekskluzive me puthje e përqafime mes ish- Missit të parë shqiptar, Valbona Selimllarit dhe ish-moderatores së “Për’puthen”, Bora Zemanit.

Tashmë të dyja pjesë e produksionit “Dancing With dhe Stars” në “Top Channel”, Bora si moderatorë e spektaklit VIP të kërcimit dhe Bona (që miqtë e quajnë Bobi) si opinioniste, duket se kanë një “përputhje” të ngushtë jashtë ekranit, pas shkëputhjes së Selimllarit nga “klani”, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka, dhe Bora nga Olsa Muhameti.

Këto foto që dëshmojnë për miqësinë e tyre jashtë ekranit, janë shkrepur nga paparazzi i revista “Story” në koncertin e Rita Orës, që u organizua në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Fotot që përkojë me kohën kur ende nuk kishte nisur transmetimi në ekran i “Dancing With the Stars”, dëshmojnë për një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre, pasi shihen tek përqafojnë dhe puthin njëra-tjetrën plot përzermërsi.

/www.story.al