FOTO/ Pamje shokuese në Botërorin e Notit: Alvarez humbi ndjenjat në ujë, e shpëton trajnerja

Momente frike gjatë provës artistike në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Budapest.

Anita Alvarez, në fund të performancës së saj humbi ndjenjat, ndoshta në një ndërthurje stresi dhe lodhjeje, duke mos dalë dot nga uji. Trajnerja e saj u hodh menjëherë në pishinë, duke bërë të mundur shpëtimin e notares amerikane, e cila më pas u rikuperua pa pasoja, duke u nxjerrë zvarrë nga uji me ndihmën edhe të një personi tjetër. Nuk është hera e parë që Alvarezi është protagonist i episodeve të tilla.

NGJARJA NË FOTO