FOTO/ “Nxirreni jashtë atë derr pa karakter!”, ultrasit e klubit të njohur të Bundesligës ofendojnë trajnerin e tyre pas lajmit jo të mirë

Lajmi se trajneri Borusia Mynshenglabahut Marko Roz do t’i bashkohet pas këtij sezoni Borusia Dortmundit ka acaruar ultrasit e klubit nga veriu i Vestfalisë.

Ata kanë vendosur një banderolë në stadium duke shfryrë zemërimin ndaj teknikut Roz duke e konsideruar një “mercenar”.

“Asnjë mercenar nuk është mbi klubin. Nxirreni menjëherë jashtë derrin pa karakter!”, shkruhet në banderolën e ultrasve bardhezi të Borusia Mynshenglabahut.

Duke patur parasysh rivalitetin mes dy klubeve, duke nisur që nga emri si dhe faktin e diferencave të mëdha financiare mes tyre, një zgjedhje e tillë e trajnerit Marko Roz i ka zhgënjyer jo pak përkrahës atë Borusia Mynshenglabahut.

PANORAMASPORT.AL