(FOTO) Mjekët pranë trupit të pacientit që u hodh nga kati i tretë, policia rrethon zonën me shirit
Vijnë pamje nga Spitali Infektiv në QSUT, pak momente pasi një pacient me Covid-19 u vetëhodh nga lartësia e spitalit.
Në fotot e shkrepura nga LSA, mjekët duken pranë trupit të pacientit 69-vjeçar, dhe personeli që përpiqet të mbajë larg familjarë të cilët duan të dinë se çfarë ka ndodhur dhe kush është personi që ka ndërmarrë këtë akt.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar me shiritin e verdhë skenën ku ka ndodhur ngjarja. Policia bëri me dije se pacienti është gjallë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.