FOTO/ Milan shënon golin e fitores, buzëqeshja e Acerbit tërbon tifozët: përplasje e tensionuar me Marusic

Një buzëqeshje, ajo e Acerbit pas golit të Milanit, që ka tërbuar tifozët e Lacios. Një reagim i çuditshëm që në fushë u shumëfishua nga zemërimi i shokut të skuadrës, Marusic, i cili u përplas me mbrojtësin gati fizikisht. Pas golit të suksesit të kuqezinjve të nënshkruar nga Tonali, kamerat në fakt kanë kapur shprehjen e buzëqeshur të mbrojtësit të Lazios, protagonist për fatin e tij të keq pikërisht në atë aksion, me një goditje të ngathët me kokë që më pas përcaktoi rezultatin 2-1 në favor të Milan. Mga këtu, është ngritur një stuhi e vërtetë në rrjetet sociale.

Situata në fushë u bë padyshim e nxehtë, kur Marusic është konfrontuar i zemëruar me shokun e skuadrës, duke treguar gjithë inatin e tij për një gabim vendimtar. Të dyja situatat, të mbledhura së bashku, kanë shpërthyer kështu zemërimin në rrjetet sociale të tifozëve bardhekaltër. Një furi që është materializuar në një sërë komentesh nën postimet e fundit të mbrojtësit në Instagram. “Ik, nuk të duam këtu”, ishin mesazhet të shprehura me tone që nuk lënë vend për dyshime.

ACERBI: “QESHJE HISTERIKE PËR DY PIKËT E HUMBURA”
Për shkak të zhurmës së ngritur, ka ndërhyrë edhe vetë Acerbi, sërish përmes rrjeteve sociale, për të dhënë shpjegimin e tij: “Mjaft. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Ka patur edhe ndonjë fërkim, e përsëris siç e kam bërë tashmë, bëra një gabim dhe kërkova falje. E qeshura sonte – saktësoi ai – ishte histerike se kishim humbur dy pikë në një mënyrë të pabesueshme dhe jo sepse isha i lumtur që kisha humbur. Nuk do doja që asnjë tifoz të mendonte këtë për mua”.