FOTO/ Këngëtarit i ndodh e papritura ne skenë, i grisen pantallonat teksa performon

Një incident i papritur ka ndodhur në koncertin e Raul Alejandro, në Intuit Domen në Los Angeles, teksa ylli portorikan po kërçente në skenë dhe papritur kuptoi se i ishin grisur pantallonat.

Gjatë përformancës së tij shpërthyese ndërsa performonte këngëtari u përfshi në disa lëvizje intensive.

Në një moment kur ai hapi këmbët, pantallonat iu grisën përgjatë ijëve, duke shkaktuar britma dhe të qeshura, por aspak siklet nga ana e tij.

Përveç se incidenti u kap nga kamerat, ai u filmua gjithashtu edhe nga telefonat celular të audiencës. Brohoritje mbushën Kupolën e Intuit ndërsa e papritura u shndërrua në një kulm të mbrëmjes.

Kur kuptoi se çfarë i kishte ndodhur, Raul menjëherë ngriti dorën për të mbuluar vendin ku u grisën pantallonat. I konfirmoi publikut se i kishte ndodhur vërtetë një incident në skenë dhe buzëqeshi pa e vrarë mendjen.

gazeta-shqip.com