FOTO/ Janet Guzman, influencuesja seksi që ka magjepsur Hamilton: të dy janë pikasur në një hotel

Lewis Hamilton ka bërë të flitet për të shumë në pistë, me 7 tituj kampionë të fituar dhe performanca fantastike në cirkuitet e Formula 1.

Ndoshta ky është edhe fakti që jeta private e pilotit anglez të Mercedes është lënë në plan të dytë… deri tani. Anglezi në fakt besohej se ishte ‘single’, edhe pse kampioni në fuqi i botës mbi katër rrota është përafruar me shumë profile femrash gjatë viteve. Për pilotin është folur më shumë për raportin e tij me këngëtaren e Pussycat Dolls Nicole Scherzinger, që zgjati për 7 vjet, por tani duket se ka një histori të re për të treguar.

Ajo që i ka marrë zemrën Hamilton, quhet Janet Guzman dhe është një influencuese tepër seksi e shumë e njohur në SHBA. Në Nju Jork flitet se ajo ka një lidhje me Lewis Hamilton. Pas Met Gala-s të Muzeut Metropolitan të Artit në Mollën e Madhe, ata të dy janë pikasur në fakt ndërsa ktheheshin në hotel së bashku. Fillimi i një telenovele që do të ketë shumë seri…