(FOTO) Hana e Mozzikut është rritur aq shumë, sa tani i jep këshilla babit
PANORAMAPLUS.AL/ Hana e Loredanës dhe Mozzik është rritur, aq sa për t’i treguar babait të saj çfarë të vesh në koncerte.
Kjo periudhë për artistët shqiptar është mjaft e ngarkuar me performanca brenda dhe jashtë vendit. E në një situatë të tillë, Mozzik i mbetet vetëm të krijojë atmosferë se për dukjen e tij kujdeset Hana.
Këtë gjë e bëri vetë me dije reperi, duke postuar një foto në Instastory. Në të dukej në videocall me vajzën e tij, teksa Mozzik i tregonte bluzet që kishte për të veshur.
“Hana po më tregon çfarë me vesh në koncerte,”-shkruan reperi krahas fotos duke e shoqëruar me disa emoji me zemra.
Më herët, Mozzik ka folur gjatë për marrëdhënien e tij me Hanën. Në një intervistë, me lot në sy, ai rrëfeu edhe mesazhin që ai i jep të bijës tani, që do ta dëgjojë kur ajo të rritet.
“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë, e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, tha Mozzik.
Hana me mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, Mozzik tregon të vërtetën: Unë nuk e doja diçka të tillë
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.
Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se ‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’