FOTO/ Grimerja e VIP-ave Sellma Kasumoviq tregon çmimin që pagoi Vjosa Osmani për grimin

Sellma përkujdeset për shumë personazhe të estradës, e këtij tundimi mesa duket nuk i ka shpëtuar as presidentja më e re e Kosovës, Vjosa Osmani.

Grimerja e VIP-ave, Sellma Kasumoviq ka ndarë në rrjete sociale foton me presidenten më të re në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Vjosa ka zgjedhur të grimohet nga Sellma, për ceremonin zyrtare të marrjes së detyrës së re. Ndër të tjera, Sellma e uroi për marrjen e kësaj detyre.

Por, ndjekësit e Sellmës duket se janë shqetësuar për buxhetin e shtetit të Kosovës duke vendosur kështu edhe në pikëpyetje çmimin që i është dashur të paguaj Presidentes së venditi.

“Kuku moj Sellma paske me hanger buxhetin e shtetit te Kosovës”-thotë me shaka komentuesja.

Me buzëqeshje, Sellma i është përgjigjur shkurt: ”Kontributi im është ndoshta modest, por grimi (jo vetëm për këtë Presidente) është falas.

(o.l./dosja.al)