
FOTO/ Futbollisti i Kombëtares nuk është më beqar, zbulohet MODERATORJA e NJOHUR sportive që ia ka rrëmbyer zemrën!
Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin.
Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.
Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar, shkruan panorama.
Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.
Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.
Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.
Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.
voxnews.al