FOTO/ Europa League habitet nga invazori i pazakontë: një burrë nudo në fushë gjatë Granada-United

Situatë e pazakontë në Granada, gjatë pjesës së parë të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Evropës, mes vendasve dhe Manchester United.

Një burrë krejtësisht i zhveshur arriti të shmangte mbikëqyrjen dhe të vraponte në fushë ku u shtri dhe u rrokullis mbi bar, duke shkaktuar një ndërprerje të shkurtër të ndeshjes.

Pushtuesi i terrenit u ndalua nga policia dhe u shoqërua jashtë impiantit.