Flori Nazifi i hit-it “Mos ik” dedikim prekës partneres: “Zemra ime, u bënë disa vite që…”

Fiori-Nazifi-2
I konsideruar “zbulimi” i festivalit të muzikës “Kënga Magjike” në edicionin e vitit 2016, djalin nga Korça, Flori Nazifin taashmë e njohin të gjithë. Këngëtari i kishës, mori pjesë në garë me këngën “Mos ik”, një krijim i Alban Kondit shkruar pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Dr. Flori. Kënga e interpretuar me aq ndjenjë fitoi shpejt zemrat e publikut duke u shndërruar në hit, ndërkohë që i dha famën e menjëhershme Nazifit. Por në lidhje me jetën e tij private ai ka zbuluar më shumë së fundi me anë të një statusi dedikuar partneres së tij, Esmeralda Sadiku. “Zemra ime, u bënë disa vite që jemi bashkë. Edhe ti për mua ke qenë Valentini im në çdo sekondë, minutë, dhe çdo ditë! Aroma ime e këndshme, i jam falenderues Perëndisë për ty!I love you so much1”, mbyllet statusi i këngëtarit./Story.al/