Flori Mumajesi, surpriza e bukur e Festivalit të Këngës!
Këtë vit, “Festivali i Këngës” në RTSH do të vijë nën organizimin e 3 personazheve shumë të njohur dtë dashur nga publiku shqiptar.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen sërish bashkë pas një edicioni të suksesshëm bashkëpunimi të reality shoë më të madh dhe suksesshën në Shqipëri “Big Brother”.
Surpriza më e madhe e kësaj tresheje nuk ishte asnjëri nga dy të sapo përmendurit, por është këngëtari dhe producenti Flori Mumajesi.
Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale dhe në botën e muzikës, do të kemi një rikthim të bujshëm të këngëtarit, por kësaj radhe ai do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.
Rikujtojmë se Flori i vetëm nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja herë pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”.
Detaje të tjera pritet të mësohen ditët në vijim, duke parë 3 emrat që kanë marrë përsipër organizimin e Festivalit, me siguri këtë herë do kemi një Festival të mirë dhë të kuruar në detaje.