Flori Mumajesi sot zgjohet me mall dhe kjo nuk ka lidhje me asnjë vajzë

Pavarësisht mungesës së gjatë në rrjetet sociale, hera herës Flori kthen mendjen e nis të publikojë ndonjë gjë. Pas projektit të fundit muzikor i titulluar ‘Dhemb’, Mumajesi ka ndarë edhe një foto me shokët e tij, duke shprehur kështu mallin që ka për t’u rikthyer me ta në skenë e për t’i bërë të gjithë të festojnë.

“Mall të jemi bashkë pa rregulla e ti bëjmë ata që na duan të festojnë. Lutem shëndetshëm e mbarë”, ka shkruar kantautori krah fotos ku është veshur si babagjysh së bashku me djemtë e grupit.

Pas këtyre momenteve, Flori duhet të mendojë edhe si “babagjysh” për t’i sjellë ndjekësve të tij që e duan aq shumë edhe ndonjë projekt të ri muzikor, pasi ata nuk mjaftohen vetëm me një. Kjo është pak, por e sigurt./revistawho.com