Flori Mumajesi Shën Valentin romantik me këngëtaren nga Kosova
Prej kohësh është paralajmëruar bashkëpunimi më i ri i Flori Mumajesit dhe Dhurata Dorës, me titullin “Trëndafil”, një këngë me ritme latine, që është kthyer në trendin e fundit në muzikë. Veç kësaj shohim që pjesë e klipit janë bërë edhe djemtë e ThreeDots. Vargjet dëshmojnë se kënga i kushtohet pikërisht dashurisë, ku çdokush mund të gjejë veten në këtë tekst për 14 Shkurt. Ky është Shën Valentini romantik i Flori Mumajesit për këtë vit. Ndryshe nga motivet aziatike që dëgjuam në klipin e tij “Shangahi”, “Trëndafil” sjell atmosferë tjetër.