Flori Mumajesi rikthehet në ‘Kënga Magjike’

Pak ditë më parë, u bë e ditur se të ardhurat nga biletat e shitura për “Kënga Magjike” do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caca në Thumanë. Lajmin e bëri të ditur vetë Ardit Gjebrea, ndërsa kjo nuk është e vetmja surprizë.

E mërkura sjell natën e parë të nisjes së këtij edicioni, e këngëtarët garues, performanca e të cilëve tashmë u kthye në një nismë, nuk do të jenë vetëm. Flori Mumajesi, edhe pse jo konkurrent këtë vit, do të ngjitet në skenë për të njejtin qëllim si kolegët e tij. “Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë”, ka shkruar Mumajesi në Instagram, duke shtuar: “Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës.”

Flori-2

Flori ishte fituesi i edicionit të kaluar me këngën “Plas”, e me siguri kjo do të jetë zgjedhja e tij për performancën e së mërkurës.