Flet Ilda Bejleri: Nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që përplasen në rrugë
Ilda Bejleri ka reaguar publikisht pas lajmit të bujshëm të aksidentit të djeshëm.
Moderatorja ka postuar në Instastory një shkrim ku tregon me detaje ngjarjen dhe thotë se pasi u hapën kamerat nga policia është vërtetuar se Ilda nuk ka faj.
Moderatorja thotë se gruaja 64-vjeçare është rrëzuar teksa nxitonte për të kaluar semaforin, i cili për këmbësorët ishte i kuq.
“Për fatin të mirë timin, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak. Por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë së nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë”, shkruan Ilda duke sqaruar situatën.
Për të shuar çdo dyshim lidhur me ndonjë arrestim të mundshëm, Ilda ka vendosur në postim vendodhjen e saj dhe tregon se është në shtëpinë e saj.
Mbrëmjen e kaluar, “Dritare.net” shkruan se Ilda është shoqëruar në polici dhe duket se tani ngjarja është sqaruar.