Fjolla Morinës s’i mjafton një burrë, e nis 2019-ën me treshe në shtrat

 

Këngëtarja Fjolla Morina gjithmonë ka guxuar me postimet në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, por këtë herë i ka çuditur të gjithë. Shpeshherë, Fjolla poston foto mjaft provokuese, por këtë herë ajo ka kaluar parashikimet, duke e filluar vitin në mënyrë më ekstravagante që mund ta keni imagjinuar.

Screenshot_2019-01-06-10-52-22-2

Në “Instagram”-in e këngëtares, fansat kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë një foto ku ajo shfaqet pranë dy meshkujve nudo në shtrat.

Fjolla ka veshur një fustan të kuq, i cili e tregon mjaft joshëse. Fjolla këtë foto e ka zgjedhur të jetë kartolina e Vitit të Ri, pasi vetë ajo bashkëngjitur me të shkruan: “Gëzuar Vitin e Ri!”.

Fjolla e ka bllokuar opsionin e komenteve poshtë fotos, ku shfaqet e shtrirë në një krevat matrimonial me dy meshkuj të zhveshur. Mediat e Kosovës e kanë komentuar këtë foto si zgjidhjen që ajo sheh për funksionimin e marrëdhënieve pas lidhjeve të dështuara.

Duke lënë pas monogaminë, duket se Fjolla po lançon modelin e poligamisë, një grua me dy burra. Nuk dihet nëse kjo foto është fragment nga jeta e saj reale, apo një skenë nga klipi i ri.

Në fund të vitit të kaluar Fjolla u akuzua për hyrje në mes të çiftit, Morena Taraku dhe milionerit iranian Sasha Sobhan. Pavarësisht ndarjes nga Morena, Sasha fitoi simpatinë e kosovarëve, duke marrë ftesa të shumta për të ardhur në Kosovë dhe në një prej këtyre netëve, ai u filmua tek argëtohej me Fjollën.

Mediat e Kosovës folën për një histori të re të tij me mikeshën e Morenës, në kohën kur ata ende nuk ishin ndarë përfundimisht. Por këngëtarja Fjolla Morina i mohoi zërat në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku ajo mohoi të kishte pasur marrëdhënie me të dashurin e shoqes.

Më pas, ishte Sasha ai që u përpoq të vërtetonte të kundërtën, duke publikuar disa mesazhe të shkëmbyera me Fjollën, ku, ndër të tjerash, shihej se si me përkëdheli këngëtarja i drejtohej iranianit, ndërsa i uronte ditëlindjen./Panorama Plus