Fjolla Morina kujton të dashurin që u nda nga jeta në moshë të re: “Më mungon”
Shpesh kemi vënë re që këngëtarja Fjolla Morina, bën dedikime në rrjetet sociale dhe gjithmonë përdor inicialin “Xh”. Për të gjithë ata që nuk e dinë, “Xh” mendohet se ka qenë partneri i Fjollës, i cili ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re. Lidhur me këtë çështje, këngëtarja nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për mediat, shkruan Ëho. Në këtë 29 maj, Fjolla është kujdesur që ta kujtojë atë nëpërmjet një postimi në Instagram, pasi kjo datë shënon ditëlindjen e tij. Ajo ka publikuar një video teksa lëshon disa tullumbace në qiell. “Mbret Gëzuar ditëlindjen! Më mungon!”, shkruan Fjolla në videon prekëse.