Fjodora Fjora jep intervistën e parë me të birin, zbulon arsyen pse e mori pas kaq vitesh këtë vendim

Fjodora Fjora ishte e ftuar ditën e djeshme në programin “Rudina”. Gazetarja nuk ishte vetëm, pasi këtë herë shoqërohej nga djali i saj, Alteo.

Hera e parë kjo, që vogëlushi bënte daljen e parë publike. Lidhur me këtë vendim, Fjodora ka sqaruar se në fillim, të gjithë i kishin fokusuar sytë tek lidhja e saj me të birin. Kurreshtja ishte aq e madhe, saqë shpesh Alteo bëhej pjesë e lajmeve në portale.

Por, tashmë që vogëlushi është rritur dhe disa vendime mund t’i marrë edhe vetë, Fjodora rrëfeu se ftesës së Joni Peçit për të sfiluar krahë të birit i thanë ‘po’ si gazetarja, ashtu edhe Teo. Pyetur nga Rudina, ky i fundit ka deklaruar se mamin e do sa Universi. “A ka më shumë se Universi, çfarë do më shumë Fjodora?”, ka thënë mes të qeshurash moderatorja.

Por, Teo e ka patur një përgjigje edhe për këtë. “Ka më shumë se Universi. Zoti është më i madh se Universi”, është shprehur vogëlushi, i cili ka marrë edhe aprovimin e së ëmës. Pas kësaj interviste, Fjodora ka thënë se do të tregohet sërish e rezervuar me daljet e Teos në ekran.