Fioralba Dizdari rrëfen punën e re në televizion: “Shkoja në panele emisionesh dhe…”


Jeton mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe nga dashuria për televizionin, Fioralba Dizdari i tha “po” ofertës për të prezantuar rubrikën e motit në televizion. “Miss Universe Albania 2013”, e cila që prej moshës 15 vjeçare ka pozuar për revista të njohura dhe marka të famshme si; Sherri Hill, Christian Dior e Paco Rabanne, e sheh të ardhmen në televizion, ndërkohë që është duket punuar për realizimin e një programi që s’e keni parë deri tani. Ndëkohë që e shohim në programin e parashikimit të motit në “ABC News”, pyetjes nga revista “Story” se kush ia bëri ofertën, ajo i përgjigjet: “Kam qenë shpesh e ftuar në emisione dhe televizione të ndryshme, kështu drejtuesit e “ABC News” më bënë ftesën që të sjell motin në ekranet shqiptare dhe unë thashë: “Pse jo?!” Në lidhje me kriteret që duhet të plotësonte për të bërë prezantuesen e motit, Fioralba shprehet: “Eleganca, artikulimi, komunikimi, kultura janë disa nga kriteret që duhen në këndvështrimin tim”. /Story.al/