Finalja e “Dance with me” shtyhet për Krishtlindje, por flitet se fituesit qenkan shpallur
Finalja e spektaklit VIP të kërcimit “Dance with me” u anulua sot në “Tv Klan”, për t’u transmetuar të hënën që vjen, në datë 25 dhjetor. Por ndërkohë që fansat presin shpalljen e çiftit fitues, faqja “Vip-at e bllokut” në Instagram ka publikuar mesazhin e një fansi, i cili thotë se finalja është regjistruar të shtunën. Sipas të njëjtin burim është shpallur edhe çifti fitues që sipas tij janë Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu. Natyrisht që këtë mesazh duhet ta marrim me rezerva nëse është i vërtetë apo thjesht fantazi. Ndërkohë të vërtetën e pakontestueshme dhe çiftin fitues presim ta shohim javën tjetër në ekran.