Filmi për Lorik Canën, gruaja italiane do të dëshmojë për burrin shqiptar


Jeta dhe karriera e Lorik Canës tashmë vjen si film autobiografik për publikun shqiptar. Lajmin e ka dhënë ish-kapiteni i Shqipërisë në një postim në Instagram, ku zbulon se filmi do të jepet në kinema në datën 5 dhjetor. “Ky është posteri zyrtar i filmit ‘Lorik’ një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Deçka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë por besoj ia ke dalë Andi me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur. Transmetimi i parë, 5 dhjetor!”, shkruante ai. “LORIK” filmi dokumentar që mban emrin e tij, do të jetë një histori e treguar nga ai dhe njerëzit për të afërm që do të rrëfejnë sekrete për karrierën dhe jetën private, të kapitenit Cana. Dihet që një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollti shqiptar, Lorik Cana, ka shumë çka për të treguar. Dhe, dritëhijet mbi jetën dhe karrierën e tij po vijnë në filmin dokumentar të realizuar nga Andi Deçka. Prej futbollistëve në dokumentar marrin pjesë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën dhe ish-futbollisti Gheorge Hagi e Pape Diouf. Por në dokumentar marrin pjesë edhe familjarët e një prej personaliteteve më të shquara, pikërisht babai i tij Agim Cana që ka ndikuar shumë në karrierën e të birit, dhe bashkëshortja italiane , Monica Cana. Pritet që Monica, nëna e n jë djali nga martesa me Lorikun të rrëfejë pikët e forta dhe të dobëta të Lorikut si burrë dhe familjar. Muzika është punuar nga Shkëlzen Doli dhe Endri Sina, ndërkohë që pasi ka përfunduar filmi, Lori është shprehur shumë entuziast.Ky dokuemtar realizohet në 35-vjetorin e tij, pasi ka lënë karrierën futbollistike dhe është vendosur të jetojë familjarisht në Tiranë./Panorama Plus