Filmi ka skena intime, Ermal Mamaqi tregon si ra dakord Iliri për rolin e vajzës së tij

Ermal Mamaqi do të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri, “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production. I ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Ermaliku ka folur për filmin që pritet të publikohet në Tetor të këtij viti, ku pjesë e tij është dhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily.

Ajo ka një rol ku duhet të improvizojë disa skena intime me të dashurin e saj në film dhe për këtë gjë, moderatorja Orinda Huta, e pyet Ermalin se si ra dakort Ilir Shaqiri.

Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shikojmë në mini trajlerin që keni bërë aktualisht, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër.

Ermal Mamaqi: Po me Samuelin.

Orinda Huta: Sa ka qenë dakort Ilir me këtë se ti e ke dhe mik?

Ermal Mamaqi: Të zbuloj ca kështu, poshtë tavolinës. I pari që ia kam treguar filmin para se t’ja them Emilyt, ia kam thënë Ilirit. Ilir është ky këtu, kemi ca skena. Kishim ca skena të forta, i hoqëm dhe lamë ca puthje dhe Iliri tha ok dhe Emily e mori vesh që po bëhet një projekt i tillë.

Orinda Huta: Sa do zgjasin xhirimet?

Ermal Mamaqi: Janë 5 javë, 3 janë në Shqipëri dhe 2 janë në Genova Itali dhe e gjithë pjesa post produksion do bëhet përsëri në Itali, në Romë.