Fifi tregon çfarë i dhembi më shumë kur doli nga BBV
Fifi i ka kushtuar pak kohë ndjekësve në Instagram me pyetje-përgjigje dhe tek njëra prej tyre zbuloi për të gjithë çfarë i dhëmbi më shumë nga largimi prej BBV.
“Rrugëtimi im ka bo që ca njerëz të ikin vetë nga lista e fakefriends-ave. Kjo m’ka bo mua të ndihem mirë në fakt. Ajo që më ka dhembur janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative mos të them edhe kërcënuese. Nuk pretendoj të më duan se do ishte idiotësi, po të shkonin deri në atë pikë as atë se besoja kurrë”, ka shkruar Fifi e prekur.
Kujtojmë se rrugëtimi i këngëtares në reality show përfundoi pasi ajo u largua e rënduar emocionalisht./revistawho.com