Fifi njofton se do të fejohet

Prej kohësh tashmë flitet se kantautori Flori Mumajesi dhe Fifi janë në një lidhje. E pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, asnjëri prej tyre nuk ka dalë të pohojë apo të mohojë këto zëra. Së fundmi këngëtarja postoi një foto në Facebook, në cilën shfaqej një mashkull me shpinë krah së cilës Fifi shkruajti: “E dua zërin tënd! Ndjekësit e këngëtares ishin të sigurt se mashkulli në foto ishte Flori, por gjithsesi këngëtarja nuk bëri asnjë koment. Ndërsa sot dyshimet bëhen akoma dhe më të forta.

Fifi-2

Fifi në “Instastory” ka deklaruar se, ose me datë 3, ose me datë 8 do të fejohet. Nuk dihet ende nëse është shaka nga ana e këngëtares, por nëse nuk është lind pyetja, me kë? Dhe fansat kanë vetëm një emër në kokën e tyre, atë të Flori Mumajesit./ Panorama Plus

Fifi-1