Fifi martoi motrën, por urimi epik i këngëtares tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Motra e Fifit ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë ditën e djeshme.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Ajo i ka uruar motrës jetë të lumtur, por në fund Fifi nuk harroi të bënte edhe një urim për veten e saj.

“Urime nusja më e bukur në botë. Urime dashuria ime. Inshallah je e lumtur e ju shkon jeta omël bashkë gjithmonë edhe e ngreh atë këmbë zvarrë e ma lëshon renin. Të dua motër”, ka shkruar Fifi.

Të njëjtën gjë i kanë uruar edhe fansat këngëtares, që shumë shpejt ta shohim edhe atë të veshur me fustan të bardhë.

Megjithatë, këngëtarja ka treguar se jeta e saj është shumë e trazuar dhe se këto kohë gjërat kanë ndryshuar.

Para disa ditësh ajo pranoi se është ende e dashuruar, por nuk e ka pranë njeriun e zemrës, për të cilin ka ndjenja.

Fifi zbuloi para disa muajsh se ajo kishte bërë tatuazh fjalën “stracciatella” në krahë, dedikuar djalit që dashuron.