Festojnë sot 29-vjetorin e martesës, Mihrije Braha publikon imazhet nga dasma me Naim Abazin

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më të dashura shqiptare. Këngëtarët kanë fituar zemrat e publikut me thjeshtësinë që i karakterizon dhe gjithmonë flasin hapur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se janë shumë të dashuruar.

Sot çifti feston 29 vite bashkë që nga dita e martesës! Me këtë rast, këngëtarja ka vendosur të realizojë një video të albumit fotografik që është i mbushur me imazhe të shkrepura në ditën e tyre të veçantë, por jo vetëm.

Në të shihet Mihrija e veshur me fustanin e bardhë dhe me vellon në kokë, si dhe Naimi i veshur dhëndër, teksa këndojnë bashkë.

Dyshja është bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Plator. Ai i ka bërë prindër për herë të parë Mihrijen dhe Naimin, të cilët më parë u përballën me dy shtatzëni të dështuara.

Çifti kanë kaluar shumë vështirësi së bashku, përfshirë ndalimet në kufi kur lëviznin jashtë vendi për të kënduar në koncerte, si dhe operacionin e vështirë të Naimit para 24 vitesh, pasi u diagnostikua me tumor.