Festoi 40-vjetorin e lindjes në një ishull privat, lumë kritikash ndaj gruas më “bombë” në botë
Kim Kardashian West është quajtur “egoiste” pasi festoi 40 vjetorin e lindjes në një ishull privat me një grup të madh miqsh dhe familjarësh.
Ylli i televizioneve tha se para udhëtimit të gjithëve të ftuarve iu është bërë kontrolli mjekësor dhe iu është kërkuar që të karantinohen.
Teksa publikoi disa foto nga festa në Twitter, Kim tha se ndihet shumë e privilegjuar.
Ndërsa disa prej ndjekësve i vlerësuan sinqeritetin, të tjerë thanë se kritikuan duke thënë se shumë familje janë ndarë për shkak të COVID-19.
“Është kaq groteske. Të pasurit pretendojnë të jenë normal në një ishull privat. Njerëzit normalë po anulojnë festat e “Falënderimeve” dhe Krishtlindjeve.
Ndërkohë muzikanti britanik, Peter Frampton komentoi: “A jeni kaq të pandjeshme që nuk e kuptoni se nuk është kjo ajo që shumica e njerëzve duan të dëgjojnë në këtë periudhë pandemie? Njerëzit shkojnë në bankat e ushqimit jo në ishujt privatë.”
Duke pranuar ndikimin e sëmundjes vdekjeprurëse, Kardashian u shpreh: “Para COVID, mendoj se asnjë prej nesh e vlerësoi vlerën e të udhëtuarit apo të qëndrimit së bashku me familjen dhe miqtë në një mjedis të sigurt. Pas dy javësh që iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore dhe qëndrimit në karantinë, unë me rrethin tim të ngushtë udhëtuam drejt një ishulli gjërat ishin normale vetëm për një moment të shkurtër kohor.”
“Kërcyen, ecëm me biçikletë, notuam pranë balenave, shikuam një film në plazh dhe shumë më tepër. E kuptoj që për shumicën e njerëzve, kjo është diçka që është shumë larg arritjes tani, kështu që në momente si këto, më kujtohet me përulësi se sa e privilegjuar është jeta ime,”– përfundoi 40-vjeçarja.
/Panoramaplus.al