Festivali Europian në Tel Aviv: 10 vendet e para që u kualifikuan për natën finale
Mbrëmjen e djeshme janë kualifikuar 10 vende për natën finale të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”. Në gjysmëfinalen e parë të festivalit morën pjesë 17 shtete dhe u kualifikuan Australia, Islanda, Qipro, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Estonia, Republika Çeke, Republika e San Marinos dhe Sllovenia. Ndërkohë gjysmëfinalja e dytë, ku merr pjesë edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, do të zhvillohet më 16 maj. Gjithashtu edhe nga kjo fazë do të kualifikohen 10 vende të tjera për finalen e festivalit, e cila do të zhvillohet pas kësaj më 18 maj në Tel Aviv të Izraelit. Telespektatorët dhe juritë profesioniste në të 41 vendet pjesëmarrëse do të jenë ata që do të përcaktojnë këngën fituese. Kujtojmë se asnjë vend nuk mund të votojë për garuesit e vet./Panorama Plus