Festë e “çmendur” për Morena Tarakun, këngëtarja feston ditëlindjen në një ‘club’ nate

Morena Taraku njihet për jetën e saj luksoze dhe në të njëjtën mënyrë ka vendosur të festojë edhe për ditëlindjen e saj. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare ka festuar deri në orët e vona për ditën më të rëndësishme të jetës. Morena ka publikuar në ‘Instagram’ video në të cilat shihet duke festuar në një ‘club’ në shoqërinë e një mikeshe. Në pamje shihen kamarierë me një numër të madh shishesh shampanje në duar, fishekzjarre dhe një tortë me urim për këngëtaren.

Morena-Taraku-2

Në ‘club-in’ në të cilin Morena ka festuar nuk kanë munguar edhe balerinat, të cilat kanë ofruar shfaqje me numrat e tyre.

Morena-Taraku-3

Mesa duket Morena e ka shijuar shumë festën, ndaj nuk ka ngurruar të ndajë momente të shumta gjatë saj me ndjekësit në rrjete sociale. Ditën e djeshme urimet për Morenën ishin të shumta, por të gjithëve u tërhoqi vëmendjen ai i ish-partnerit të saj, Sasha Sobhani, me të cilin këngëtarja ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar. /revistawho.com