Femra dhe armë/ Ferhati i “Dashuri bardh e zi” kthehet me serial të ri
Një serial i ri do të rikthejë në ekran së shpejti Ferhatin e “Dashuri bardh e zi”. Superproduksioni i kompanisë TMC sjell së bashku aktorët e njohur turq; Ibrahim Çelikkol, Kerem Bursin, Ozge Gurel dhe Oyku Karayel. Seriali titullohet “Dyshja e mrekullueshme”, dhe do të nisë transmetimin premierë së shpejti në Shqipëri. Pasi traileri i serialit u pëlqye shumë, media ka publikuar edhe fotot e para nga sheshi i xhirimeve, shkruan Klan. Çelikkol dhe Bursin, dy ndër aktorët turq me fizikun më të mirë, premtojnë skena plot aksion në serialin e ri ku nuk do të mbesë pas as tema e dashurisë dhe femrat e bukura.