Fëmija që vrapon mes flakësh/ Djali i Enada & Gerd Vasos skena të rrezikshme në klipin e Jonida Maliqit

Kanë përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës “Ktheju Tokës”, me të cilën Shqipëria do të prezantohet në Eurovision, që këtë vit organizohet në Tel Aviv. Videoja është realizimi i parë që i paraprin asaj që do të ndodhë në Eurovision në muajin maj, në skenën e të cilit do të ngjitet këngëtarja Jonida Maliqi. Në imazhet e tij shihet prania e një fëmije të shkathët që vrapon si maratonomaku që vrapon mes ujit dhe zjarrit. Ai quhet Roan, dhe është djali i vetëm i dy balerinëve të njohur, Enada dhe Gerd Vaso. “Roan, urojmë të jesh një ogur i mirë për të gjithë ata që punuan dhe besuan tek ty, duke të bërë pjesë të videoklipit “Ktheju Tokës”, ku Jonida Maliqi do të na përfaqësojë në “Eurovision 2019”. Flm dhe mirënjohje, ju priftë e mbara!”, shkruajnë Gerd dhe Eneda në statusin që postuan bashkë me videon e Jonida Maliqit. Imazhi i këngëtares i është besuar stilistit Ardi Asllani./Story.al

https://www.instagram.com/p/Bu1-XuWHDSH/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=rxlt23kgbz3l&fbclid=IwAR2L8YXDfWjnV9g9f_a1saON-Evi1OJWEP3rCz7o7T4gvLFue70ou4aabyQ