Fejohet Omkara i “Bixhoz me dashurinë”, njihuni me aktoren që e mbajti të fshehtë prej vitesh
Një nga aktorët kryesorë të serialit “Bixhoz me dashurinë”, Kunal Xhaising i njohur si Omkara, është fejuar të dielën me partneren e tij prej pesë vitesh, aktoren Barti Kumar. Çifti shkëmbyen unazat në një ceremoni në Mumbai mes të afërmve, miqve dhe kolegëve. Super ylli i kinemasë indiane, Kunal postoi një foto me partneren që i ka rrëmbyer zemrën, dhe mori shume urime. “Çkemi e fejuar? Fillime të reja” shkruan aktori. Kunal dhe Barti u takuan në vitin 2012 gjatë xhirimeve të një seriali indian. Ata e mbajtën lidhjen të fshehtë derisa vendosën të hidhnin hapin serioz të fejesës. Mediat indiane shkruajnë se çifti kanë menduar edhe të martohen këtë vit, ndërkohë që ju sjellim fotot nga ceremonia sipas riteve indiave. /Story.al/