Fatma, “armike” e emisioneve sportive dhe ka arsye
Fatma Haxhialiu nuk i duron dot emisionet sportive dhe kurrë nuk do pranonte të ishte pjesë e tyre. Kështu është shprehur vetë gazetarja në një intervistë për ‘Top Albania Radio’ në ‘Pardon my French’.
“Do t’i thoja ‘JO’ çdo emisioni sportiv. Nuk e ndjek fare… aty do isha fiks si ato gocat e shkreta, kur shikoj ndonjë gocë që është në vështirësi, në çfarëdolloj formati, që është kështu jashtë habitatit të vet, gjithmonë them: kështu do jem unë në emisione sportive. Madje më bënë një ftesë që të më kishin në studio… thashë çfarë është kjo! Unë kam çunin që luan futboll tani, stërvitet edhe dy herë që vajta nuk e përballova dot, bëra sikur e pëlqeva kshu si mama ‘ua sa bukur me topin në fushë’ dhe kaq. I thashë tim shoqi se kjo është përgjegjsia jote, merre mbaje”, shprehet Fatma.
Gazetarja është fokusuar së fundmi në biznes dhe në televizion e shohim më shumë si opinoniste ose të ftuar./revistawho.com