Familja Hadid feston ditëlindjen e Gigit
Ditën e sotme Gigi Hadid feston 24-vjetorin e lindjes, por festa për të ka nisur që në mesnatë. Ajo ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të botës së modës për të festuar në Manhattan. Gigi u fotografua përkrah Bella Hadid, e cila nuk mund të mungonte në festën e motrës së saj.
Të dy motrat ishin veshur shumë thjesht, megjithatë dukeshin mjaft bukur. Ato kishin zgjedhur të visheshin me xhins dhe veshjet e tyre i kishin kombinuar me disa aksesorë. Motrat nuk ngurruan të përshëndesnin edhe kamerat të cilat dëshironin të shkëpusnin diçka nga festa e tyre.
Në festën e organizuar nuk mungoi as Yolanda Hadid, e cila është nëna e dy modeleve të njohura. Edhe Yolanda kishte bërë të njëjtën zgjedhje si dy vajzat e saj dhe si gjithmonë dukej në super formë fizike./Lapsi.al