Eva Murati shkëlqen si e ftuar speciale në studion e “Tiki Taka” në Itali!
Eva Murati është një prej moderatoreve më të njohura të sportit në vendin tonë, teksa prej disa vitesh tashmë figura e saj lidhet me Champions League. Mesa duket suksesi i Evës në Shqipëri është vënë re edhe përtej detit dhe mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e sftuar speciale në një prej programeve më të ndjekura të futbollit në Itali “Tiki Taka”. Emisioni i famshëm i të hënës në mbrëmje në “Mediaset 1” mbledh gjithmonë ekspertët dhe gazetarët më të mirë sportiv për të diskutuar në lidhje me kampionatin italian të futbollit dhe jo vetëm dhe Eva, e ftuar me shumë gjasë edhe për shkak të simpatisë së saj për Juventus-in, ka shkëlqyer në studion e programit.
Moderatori i programit, Piero Chiambretti, kishte si të ftuar specialë mbrëmjen e djeshme, së bashku me Evën, trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushori i Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini-n, një prej komentatorëve sportivë më të ndjekur të momentit në vendin fqinj, për shkak të vëmendjes që mori nga edicioni i sapo përfunduar i Grande Fratello-s. Përveç të tjerave Murati është komentuar shumë në rrjetet sociale italiane, kryesisht në Twitter, për shkak të harmonisë televizive që kishte me Oppini-n. Kjo për shkak edhe të faktit që janë të dy juventinë dhe për Juventus-in kishte shumë për të folur gjatë kësaj fundjave, sidomos kritika.
Urojmë që për Evën pjesëmarrja në “Tiki Taka” të bëhet diçka e përhershme dhe vendi ynë të përfaqësohet denjësisht edhe në sport, në atë që “luhet” në studiot televizive.
/News31