Eva Murati lidh kontratë me markën e njohur italiane të të brendshmeve

Eva Murati ka ndarë me fansat e saj së fundmi lajmin se është bërë pjesë e familjes “Yamamay”. Duket se vizita në Itali për spektaklin e njohur sportiv ku u shfaq pak kohë më parë, i ka sjellë shumë mbarësi.

Marka e famshme e të brendshmeve e ka bazën në Milano, Itali dhe ka dyqane në shumë vende të botës. Eva pranoi pak ditë më parë se do e shohim shpesh të vizitojë Italinë prej projekteve me marka të njohura të cilat e kanë marrë për bashkëpunim.

Mesa duket ‘Yamamay’ është vetëm fillimi./revistawho.com